Trajtim specifik me mikro- dermoabrazion / Microdermabrasion face treatment
Mikro-dermoabrazioni është nje procedurë e sigurt dhe efektive për të gjitha llojet e lëkurës duke krijuar një pamje më rinore, rrezatuese. Nuk ka asnjë kufi moshor për përdorimin e saj.
Kjo është një procedurë e avancuar e mjekësisë estetike, e cila realizon eleminimin e shtresës së jashtme epidermale duke eleminuar të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës dhe duke stimuluar qarkullimin e gjakut, ushqyerjen dhe oksigjenimin e lëkurës dhe rrit elasticitetin e saj.