Regjistrimi në këtë faqe ju lejon të aksesoni statusin dhe informacionet e porosive tuaja. Thjesht plotësoni të dhënat e faqes në vijim për të krijuar një llogari të re. Do t'ju kërkojmë vetëm për informacione që e bëjnë porosinë më të shpejtë.
Krijo një llogariE ardhmja është tani kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës. Mënyra se si e trajtoni lëkurën tuaj sot do të përcaktojë sesi ajo do të duket në dhjetë apo njëzet vjet, e më tej.
Ajo çfarë duhet të keni parasysh është se kujdesi për lëkurën duhet të jetë i përditshëm. Kjo pasi parandalimi i problematikave është më i lehtë se kurimi i tyre.
Gjithçka që po bëni sot do të shfaqet në lëkurën tuaj me moshën. Lëkura e dëmtuar, e plakur është shumë më e vështirë për t’u riparuar, kështu që bëni përkushtimin e duhur ndaj saj tani. Ju nuk do të pendoheni.
Kujdesi për lëkurën sot mund të ju kursejë para
Investimi në një rutinë të mirë të kujdesit të lëkurës tani dhe shpërndarja e kostos gjatë gjithë jetës do të jetë shumë më e përballueshme sesa të kesh potencialisht të paguash mijëra për trajtime të specializuara në të ardhmen, për të adresuar çështjet e lëkurës që janë shfaqur si pasojë e neglizhencës.
Të dukesh mirë të bën të ndihesh shkëlqyeshëm
Të kesh lëkurë të pastër dhe me shkëlqim është një nxitje e mrekullueshme e besimit tek vetja, Kjo ju bën të dukeni të shëndetshëm dhe gjithmonë në formën më të mirë të mundshme.
Nëse neglizhoni zakonet tuaja të kujdesit të lëkurës, lëkura juaj do të jetë më e
ndjeshme ndaj skuqjeve, plagëve, puçrrave, rrudhave dhe infeksioneve.
Më poshtë janë disa këshilla kryesore që mund të bëni për të hedhur themelet për lëkurë të shkëlqyer në çdo ditë të vitit.
1. Mbrojtje nga dielli
Shkaku numër një i dëmtimit të lëkurës dhe plakjes së parakohshme është ekspozimi ndaj diellit. Kujdes me ekspozimin në diell. Vendosni gjithmonë krem kundër diellit.
2. Zhvilloni një rutinë
Pastrimi, tonifikimi dhe hidratimi është rutina standarde. Për të pastruar përdorni diçka që përshtatet për lëkurën tuaj, ose vetëm uji është shpesh më i miri. Hidratimi është i rëndësishëm sepse lëkura humbet lagështinë gjatë ditës dhe ka nevojë për rimbushje që të jetë në gjendje të riparohet vetë.
3. Mos harro të pastrosh make-up nga fytyra
Gjithmonë hiqni make up -in tuaj në fund të ditës. Lëkura duhet të marrë frymë për të qenë e shëndetshme dhe të flesh me make up është një mënyrë e sigurt për të shkaktuar plasaritje të saj.
4. Pini ujë
Qëndroni të hidratuar për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe pa problematika.
5. Trajtime profesionale
Pjesë e rëndësishme për t’u kujdesur për fytyrën janë edhe trajtimet e ndryshme që e pastrojnë fytyrën në një mënyrë që thjesht nuk mund ta arrini në shtëpi. Trajtimet e ndryshme për fytyrën janë edhe një kohë e mirë për tu çlodhur dhe relaksuar; ne të gjithë e dimë se stresi mund të çojë në problematika të ndryshme për lëkurën.
Në “Aromë Gruaje”, profesionistët tanë të kualifikuar kryejnë një numër opsionesh të ndryshme trajtimi të fytyrës.
Zgjidh trajtimin dhe rezervo sot takimin tënd!